Qeramikë artistike, punëdore funksionale, decorative dhe funksionale, Handmade Ceramic art decorative and functional

Frymëzimi për punët e qeramikës vjen nga e përditshmja dhe bota që më rrethon. Siq është dheu ai që nuk shteron poashtu edhe trajtimi dhe puna me të është një botë mundësishë të pashtershme. Bota e qeramikës është një botë plot nxitje e frymëzim, në përpjekje të vazhdueshme të trajtimit të baltës për qeramikë,  në mënyrë shumë të natyrshme në punët e mia gjejnë rrugën në trajta të stilizuara shumë detale e simbole të cilat paraqesin histori, ngjarje, legjenda, bukuri dhe traditë. Studimet në drejtimin e pikturës bënë që edhe sot në qeramikën time të gërshetohen forma dhe piktura. Qëllimi im që në secilën punë të paraqes një moment ndjenjë apo qëndrim, e që në fund ato punë të rezultojnë të veçanta dhe unike qoftë sa I përket formës apo ngjyrës, dhe me shpresën që në të njejtën kohë të paraqes madhështinë e vet dheut për mua është dhe do të mbetet gjithmonë frymëzim dhe njëkohësisht sfida më e madhe


Argjila mundëson shumë, shfytëzoje atë!

Shpreh kreativitetin tënd duke u bashkangjitur në njërën nga punëtoritë tona

Vizito Studion URA dhe përjeto bukurinë e artit të qeramikës