Në ciklin “E bukura e dheut” gjejmë gra elegante të zbukuruara me bizhunë, elementë të kostumeve tona tradicionale dhe hijeshi që janë pjesë e natyrës femërore. Nga ana tjetër, në historinë tonë të mitologjisë ilire ndeshemi me "Të bukuren e dheut" të pasur me histori të shumta në të cilat hasim elemente, simbole dhe zbukurime të përdorura si frymëzim në krijimin e kësaj kompozimi qeramike të punuar me dorë.
Qeramikë Punëdore
Teknika: Raku
Materiali : Baltë, glazura dhe okside
Tri pjekje: 1100°C
Dimenzionet: 65x50cm