Autorja: Laura Sllamniku Kryeziu
Financuar nga: Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit, Republika e Kosovës
Qëllimi i këtij projekti është nxitja, aktivizimi dhe aftësimi i fëmijëve në krijimin e një vepre artistike qeramike që mund të konsiderohet si trashegimi kulturore, duke dhënë kontributin dhe idetë e tyre në realizimin e muralit qeramike punëdore.
Ideuar dhe realizuar nga Laura Sllamniku Kryeziu, dhe Sos Fshatrat e Fémijëve Kosove, "Ec me Mua" është një projekt i veçantë që bashkon artin dhe përfshirjen sociale, duke dhënë një hapësirë kreative për fëmijët e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Ky projekt i qeramikës punëdore ka për qëllim jo vetëm zhvillimin e aftësive artistike të fëmijëve, por edhe rritjen e vetëbesimit dhe krijimin e lidhjeve të forta përmes një procesi kolektiv krijimi. Gjatë projektit është trajtuar balta si material, dhe modelimi me baltë për të realizuar një vepër në qeramikë, specifikisht ky mural i cili është vendosur në këto mure, duke shndërruar hapësirën në një vepër arti që reflekton shpirtin e këtij projekti – një ecje e përbashkët drejt bashkimit dhe shpresës për të ardhmen. Kjo vepër e realizuar nga këta fëmijë do të mbetet si trashegimi kulturore si dhe veper artistike me qëllim sensibilizues për grupe që shpesh ndihen të margjinalizuar.
Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit u përfshinë në të gjitha fazat e realizimit të këtij murali ku secila shputë përfaqëson individualitetin dhe udhëtimin e çdo fëmije, duke krijuar një simbolikë të fuqishme të bashkimit dhe ecjes së përbashkët drejt së ardhmes. Puna me qeramikë jo vetëm që i ndihmoi fëmijët të zhvillojnë aftësi të reja artistike, por edhe të shprehin veten dhe të kuptojnë rëndësinë e punës në grup. Gjatë zbatimit të projektit kemi arritur njohjen, stimulimin, mundësinë, aktivizimin dhe aftësimin i pjesëtarëve në krijimin e një vepre arti qeramike. Sfidimin e të rinjëve të punojnë me qëllimin e rezultimit në një mesazh të vetëm, me një dizajn të përbashkët, duke promovuar bashkëpunimin mes tyre. Krijimi i një vepre me mesazh të vecant për të gjithë publikun e Prishtinës. Sensibilizimin e shoqerisë per përkrahjen ndaj personave nga SOS Fshatrat e Femijeve, Kosove si dhe përshtatjen e tyre në shoqëri.
Me finalizmin dhe perfundimin e projektit "Ec me Mua" eshte krijuar një trashëgimi e përhershme për pjesemarresit që morën pjesë dhe për komunitetin që do ta përjetojë këtë art. Projekti përçon një mesazh të fuqishëm se arti ka fuqinë për të bashkuar njerëzit, për të krijuar lidhje dhe për të ndihmuar në shprehjen e ndjenjave dhe përvojave që ndryshe mund të mbesin të pathëna.